
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen emergjente shëndetësore me pandeminë COVID-19, si dhe për pozicionin fiskal të Kosovës.
Murati dhe ambasadori Kosnett theksuan gatishmërinë e Kosovës për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19, për masat e reja që janë ndërmarrë për luftimin e pandemisë, si dhe për masat e kompensimit financiar për t’ju ndihmuar sektorëve ekonomikë, të cilat janë prekur nga vendimi i fundit i Qeverisë.
Po ashtu u diskutuan edhe çështje që lidhen me buxhetin e Kosovës.
Të mërkurën, Murati deklaroi se Qeveria po përgatitet për t’iu dal në ndihmë bizneseve të prekura nga kufizimet anti-COVID. /Insajderi.com