Ministri i ekonomisë: Duhet zgjidhja emergjente për ujin e pijshëm në Klinë

Ministri i ekonomisë: Duhet zgjidhja emergjente për ujin e pijshëm në Klinë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar kompaninë ujësjellësit “HidroDrini” së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës,  Zenun Elezaj dhe kryetarin i bordit Hidrodrinit në Pejë, Demë Abazi.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuqi u njoftua me punën dhe problemet sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

Kryetari i bordit Hidrodrinit në Pejë, Demë Abazi, ka treguar më në detaje se si bëhet furnizimi me ujë të pijes për qytetarët ku theksoi se në këtë lumë turbullirat janë ekstreme sepse vijnë nga lumenjtë të tjerë.

Sipas ministrit Kuqi, temë mjaft e rëndësishme është zgjidhja emergjente për ujin e pijshëm në Klinë dhe  projektet për 5 vjetët e ardhshme. /Insajderi.com