
Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, ka komentuar planin 365 milionësh për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ai ka deklaruar se ky plan është i projektuar që me masat e tij të ndikojë direkt në lehtësimin e shumë veprimeve të bizneseve dhe mbështetje për shumë sektorë.
Ai, po ashtu tha se në seancën e ardhshme të Kuvendit do të ketë shqyrtim të Projekt-ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e zbatimit të programit për Rimëkëmje Ekonomike me qëllim që të ndihmohen bizneset për shkak të krizës ekonomike e shkaktuar nga virusi COVID-19. /Insajderi.com/
Postimi i plotë: