![Ministri i jashtëm turk ka një kërkesë për Donald Trump](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/1579773287-E183A9E18390E18395E183A3E183A8E1839DE183A6E1839AE183A3-770x470-1-730x440.jpg)
Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha që Ankaraja dëshiron që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë raketa Patriot në Turqi për të mbështetur në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.
Cavusoglu e bëri komentin para gazetarëve të shtunën në kryeqytetin e Katarit Doha, pas një takimi me sekretarin e shtetit të SHBA-së Mike Pompeo.
Sulmet e forcave të qeverisë siriane vranë 55 ushtarë turq këtë muaj në Idlib.
Presidenti Tayip Erdogan ka kërcënuar forcat siriane nëse nuk tërhiqen drejt linjave të paracaktuara.