Ministri i Shëndetësisë i Argjentinës jep dorëheqjen pas skandalit me vaksinat kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Argjentinës jep dorëheqjen pas skandalit me vaksinat kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Argjentinës ka dhënë dorëheqjen pasi dolën raportet se njerëzit në kombin e Amerikës së Jugut po përdornin lidhje për të kapur radhën dhe për të marrë vaksinat COVID-19, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë të postuar në Twitter të premten, Gines Gonzalez Garcia tha se individët ishin në gjendje të shmangnin procedurën e duhur për vaksinimet për shkak të “konfuzionit të padëshiruar” në zyrën e tij ndërsa ai ishte larg, raporton Al Jazeera.

“Duke iu përgjigjur kërkesës suaj të shprehur, unë paraqes dorëheqjen time nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë,” shkroi Garcia në një letër drejtuar presidentit Alberto Fernandez, i cili kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit.

“Unë shpreh mirënjohjen time për shumicën dërrmuese të popullit argjentinas për angazhimin dhe mbështetjen e tyre për politikat që ne zbatojmë për të rindërtuar sistemin tonë shëndetësor federal, me barazi, qasje dhe cilësi më të madhe”, shkroi Garcia në Twitter.

Skandali shpërtheu pasi një gazetar argjentinas tha se ai kishte marrë një vaksinë COVID-19 pasi foli drejtpërdrejt me ministrin.

Garcia do të zëvendësohet nga një nga zëvendësministrat e tij, Carla Vizzotti, e cila ishte përgjegjëse për sigurimin e vaksinës ruse Sputnik V, të cilën vendi ka vendosur që nga dhjetori.

Argjentina u dha përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor në programin e saj të vaksinimit të Coronavirusit dhe vaksinimet për njerëzit mbi 70 vjeç filluan të mërkurën në provincën e Buenos Aires. /Insajderi.com