Ministri iranian i mbrojtjes lavdërohet me sulm: Mësim për ta mbajtur mend

Ministri i mbrojtjes i Iranit Amir Hatami gjithashtu ka paralajmëruar se “përgjigjja e Iranit në hakmarrje eventuale të SHBA do të jetë proporcionale me atë çfarë bën Amerika”.

Ministri iranian i mbrojtjes lavdërohet me sulm: Mësim për ta mbajtur mend

“Presidenti i SHBA Donald Trump e ka shndërruar administratën amerikane në qeveri terroriste, dhe përgjigjja e Iranit në sulmin eventual hakmarrës të Amerikës për shkak të raketimit të bazave në Irak  do të jetë proporcionale”, ka porositur ministri iranian i mbrojtjes.

“Kemi përdorur raketa me rreze të shkurtër… Shpresoj se ky do të jetë mësim për ta mbajtur në mend për Amerikën”, ka thënë Hatami për televizionin shtetëror, duke menduar sulmin iranian me raketa në dy baza në Irak të cilat po i shfrytëzojnë ushtarët amerikanë, transmeton Reuters.

Pentagoni ka konfirmuar sulmin, dhe se raketat janë lëshuar nga territori i Iranit.

Sulmi në baza Al Asad dhe Ibril ka ndodhur vetëm disa orë pasi është varrosur komandanti i njësitit Kudus, gjenerali Qassem Soleimani, i vrarë në një sulm ajror të SHBA në Bagdad./Insajderi.com.