Ministria e Financave tregon për mjetet e tjera që dolën të enjten

Ministria e Financave tregon për mjetet e tjera që dolën të enjten

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se sot janë ekzekuar edhe disa pagesa tjetër në kuadër të ‘Pakos Emergjente’.

Masa 7 (100 Euro për punëtoret e rrezikuar): Pagesa për 14,838 përfitues individual, në shumë totale prej 1,288,656.00 euro, prej të cilave: 14, 604 nga një pagesë (85.5€), në shume totale 1,248,642.00€ dhe 234 përfitues nga dy pagesa (2*171.00€), në shumë totale 40,014.00€.

Po ashtu, Bajrami, ka njoftuar se ditët në vazhdim do të ndahen mjetet për pagesat e qirasë për bizneset.

Ajo, edhe një herë ka falënderuar qytetarët për durimin e treguar. /Insajderi.com/