Ministria e Punëve të Jashtme greke: do të ulemi në bisedime me palën turke

Ministria e Punëve të Jashtme greke: do të ulemi në bisedime me palën turke

Pas tensioneve të gjata mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor, duket se të dyja palët kanë rënë dakord që të ulen për bisedime. Kështu raporton Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, transmeton Insajderi.

“Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të zhvillojnë së shpejti raundin e 61-të të Bisedimeve Kërkimore në Stamboll”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Sa i përket formatit dhe datës së takimit, Akoma nuk është vendosur nga palët, mirëpo këto bisedime janë të mirëseardhura edhe për shtetet evropiane, që duan të zgjidhin konfliktin në mënyrë paqësore.

Gjatë tërë konfliktit, të dyja vendet kanë kërcënuar njëra-tjetrën  me luftë, edhe pse ka ndërhyrë në konflikt edhe NATO, e cila ka bërë thirrje gjithmonë për bisedime mes palëve. /Insajderi.com