
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila drejtohet nga Rozeta Hajdari, ka marrë vendim që të anulojë disa udhëzime administrative për kontrollimin e cilësisë e naftës.
Me këto ndryshime do t’i hapet rruge një konkurrence më të madhe.
Kjo pasi kontrolli i naftës sipas ministrit Hajdari tash kthehet në doganë.
Përpos kësaj theksohet se këto udhëzime administrative ishin edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Ky vendim hyn në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftim. Iinsajderi.com