Ministrja Dumoshi takoi drejtuesit Komitetit Olimpik të Kosovës

Ministrja Dumoshi takoi drejtuesit Komitetit Olimpik të Kosovës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, njofton Insajderi.

Ministrja Dumoshi dhe drejtuesit e KOK-ut, u pajtuan për domosdoshmërinë e fillimit të aktiviteteve sportive, sa më shpejt që është e mundur, por duke respektuar masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kundër Covid-19.

Më tej në takim, u diskutua për pakon emergjente të ndarë nga Qeveria e Kosovës për sportin. Në fund, palët diskutuan për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare për Anti-Doping “KosADA”. /Insajderi.com.