Ministrja gjermane: Nuk ka hapësirë për negociata të reja për Brexitin

Ministrja gjermane e drejtësisë Katharina Barley ka deklaruar se nuk ka hapësirë për negociata të reja mbi marrëveshjen e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Ministrja gjermane: Nuk ka hapësirë për negociata të reja për Brexitin

Barley ka thënë se BE mund të jetë fleksibil në çështjen e datës së daljes së Britanisë së Madhe, mirëpo Londra duhet ta ketë një plan që shtyrja të ketë kuptim.

Ministrja gjermane, babai i së cilës është britanez dhe një kohë të gjatë është angazhuar për referendumin e dytë mbi Brexitin, ka thënë në një intervistë për radio SWR2 se një deklarim i tillë “çdo ditë është më i besueshëm”, duke marrë parasysh kaosin politik në Britani të Madhe.

Deputetët britanik sot shqyrtojnë çfarë të bëjnë tutje. Barley ka thënë se do të jetë “vështirë” nëse dëshirojnë negociata të reja “sepse BE nuk mund të ofrojë koncesione Britanisë së Madhe në pikat e rëndësishme”./Insajderi.com.