Problemet me Ronald Koeman e shtynë Miralem Pjanic që të largohet në huazim te Besiktasi në Turqi, në fund të merkatos së verës.
Por, mesfushori boshnjak e ka rigjetur formën e tij të vjetër dhe është duke shkëlqyer me Besiktasin, shkruan Insajderi.com.
31 vjeçari ka regjistruar tre asitime në katër ndeshjet e para, duke treguar që ende ka se çka të i ofrojë futbollit.
Ai është shndërruar në futbollistin kryesorë të Besiktasit, skuadër e cila po e kërkon titullin e kampionit.
Huazimi i tij do të zgjashë vetëm deri në fund të këtij sezoni, pasi ai ka kontratë valide me Barcelonën deri në sezonën 2023/2024.
Ndërkojë, “Black Eagles” gjenden në vendin e parë në tabelën klasifikuese me 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, në më shumë se Hatyspor dhe Trabzonspor që gjenden në pozitat 2 dhe 3./Insajderi.com