Në këto kohë të vështira me të cilat po përballet e gjithë bota nga pandemia Covid-19 fatkeqësisht është duke kaluar edhe Kosova.
Jemi duke kaluar një kohë, ku qëndrimi në shtëpi dhe distanca fizike është kontributi më i madh për të tejkaluar këtë situate sa më parë. Fëmijët e kanë të vështirë të kuptojnë se përse nuk mund ti takojnë shokët dhe shoqet e tyre për të lozur së bashku por duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi.
Përkushtimi i prindërve për t’i mbajtur fëmijët e angazhuar dhe për t’i informuar rreth kësaj situate është shumë i rëndësishëm. Po ashtu fëmijëve për ti treguar për punën e palodhshme që bëjnë heronjtë e vijës së parë si personeli mjekësor, policët, ushtarët e FSK-së, ekipet emergjente dhe të gjithë të tjerët që po japin kontribut për të tejkaluar këtë gjendje.
Andaj ftojmë prindërit që t’i u ndihmojnë fëmijëve për të shprehur mirënjohje për heronjtë e vijës së parë duke bërë ndonjë vizatim, thënje inkurajuese apo mesazh falenderimi për ta.
Të gjitha këto punime do të shtypen dhe do të dërgohen tek heronjtë e vijës së parë që sado pak të ndiejnë që dashuria, energjia pozitive, mirësia dhe sakrifica e tyre është duke u vlerësuar dhe admiruar nga të gjithë ne.
Për çdo punim, mesazh që do të bëjnë fëmijët ne do të dhurojmë nga një dhuratë simbolike për ta.
Mirënjohje për heronjtë e vijës së parë.🙏➡️IP Petrol fton të gjithë fëmijët 🧑👧 që nëpërmjet vizatimit🖼, shkrimit 🖋apo…
Gepostet von IP Petrol am Freitag, 17. April 2020
Të gjithë mund të kontribuojmë.
#rriNshpi