‘Mirësevjen 2020’ – urimi i Arbër Zenelit për Vitin e Ri [Foto]

‘Mirësevjen 2020’ – urimi i Arbër Zenelit për Vitin e Ri [Foto]

Arbër Zeneli ka postuar foto të festave të fundvitit, duke e pritur ndërrimin e moteve me familjen e tij.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli përmes Instagramit u ka uruar të gjithë ndjekësve Vitin e Ri 2020, shkruan Insporti

Mesfushori 24-vjeçar i Stade de Reimsit në Francë, që Kombëtares së Kosovës i ka munguar që nga muaji qershor shkaku i lëndimit, pritet ta bëjë rikthimin e fuqishëm në fillim të këtij viti.

Ai pritet që fushave të blerta t’i kthehet në muajin e janarit.

“Bienvenue 2020”, ka shkruar Zeneli në Instagram krahas fotos me familjarët e tij, derisa ka ndarë disa foto edhe me të fejuarën, Majlinda Hoda. /Insporti.com/