Mirlind Daku i cili ka shkëlqyer në Kosovë me fanellën e Ballkanit, ka arritur të shënojë 21 gola në Superligën e Kosovës duke tërhequr vëmendjen edhe të skuadrave europiane me paraqitjet e tij, njofton Insajderi.
Sulmuesi 23 vjeçar është aktualisht i huazuar nga klubi kroat Osijek tek skuadra e Ballkanit për të patur sa më shumë minuta në lojë. Shefi i shtabit teknik të skuadrës së Osijekut, Nenad Bjelica është shprehur se Mirlind Daku do të rikthehet në verë.
Në verën e këtij viti do të shihet se çfarë të ardhme do të ketë lojtari shqiptar, nëse do të vazhdojë karrierën tek Osijeku ose do të largohet në drejtim të një skuadër tjetër. /Insajderi.com