Mishi që vjen nga Brazili ka ndihmuar në përhapjen e COVID-19 në së paku tri vende, ndërkohë që virusi vazhdon të migrojë nga qytetet e mëdha deri në zonat rurale.
Në fillim të kësaj jave, ky shtet ishte i dyti me 1.88 milion raste me COVID dhe 72.833 vdekje, raporton Guardian, shkruan Insajderi.
Presidenti i këtij shteti e ka konsideruar pandeminë “si një grip i vogël i zakonshëm”.
Mishtoret kanë qëndruar të hapura gjatë pandemisë dhe stafi ka punuar së bashku, përfshirë punën në zonat me frigoriferë.
Këto rrethana kanë krijuar kushte të përsosura për zhvillimin dhe përhapjen e Covid-19, thotë Priscila Schvarc nga Ministria Publike e Punës (MPT).
“Shumica e punëtorëve të këtij sektori janë infektuar,” thotë Shfarcz.
Në datën 23 qershor, 4,957 punëtorë të kësaj industrie rezultuan positiv, prej 32 fabrikave, që do të thotë një e treta e rasteve në këtë shtet. Pesë punëtorë dhe 12 njerëz që kishin pasur kontakt me ta, kanë vdekur.
Një studim i MPT ka treguar se rastet me Covid 19 ndërlidhen me industrinë e mishit dhe vendet ku jetojnë punëtorët e kësaj industrie./Insajderi.com