Misteret antike të “liqenit të skeleteve” në Himalajë

Misteret antike të “liqenit të skeleteve” në Himalajë

Në vitin 1942 një rojë pylli indian zbuloi një liqen, në Himalajë, ku prej ujit të kthjellët shiheshin skelete njerëzore.

Që prej zbulimit të tij, liqeni Roopkund, ka tërhequr shumë intriga lidhur me faktin se kush ishin këto skelete dhe si përfunduan këtu. Si një prej mistereve të mëdha, shumë njerëz kanë hulumtuar për këtë mister, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Autoritet menduan që këto kufoma i takonin një grupi ushtarësh japonez, që u përpoqën të infiltrohen në Indinë e kontrolluar nga britanezët. Mirëpo shpejt u konfirmua, që skeletet ishin shumë më të vjetra se aq. Më vonë, teori të shumta kanë tentuar të spjegojnë origjinën misterioze të kockave.

Disa prej tyre sugjerojnë që një epidemi kishte qenë përgjegjëse për vdekjet e tyre, disa të tjerë kanë fajësuar një stuhi fatale. Një këngë e famshme popullore, tregon historinë e një grupi shëtitës të pelegrinëve pa respekt, që po udhëtonin në afërsi të përëndeshës së maleve Nanda Devi. E mllefosur nga sjellja e tyre, përëndesha kishte hedhur toptha të fortë sikur hekuri për të i dënuar. Disa prej këtyre eshtrave kanë shenja të traumave të ngjajshme sikur të i kishte shkaktuar ndonjë objekt i rrumbullakët. Nuk janë gjetur armë, por copëza të arturinave religjioze dhe të rrobave.

Mes skeleteve kishte meshkuj, gra dhe fëmijë me shëndet të mirë, që nënkupton që epidemia apo luftërat nuk ishin arsyeja e vdekjes së tyre.

Disa mendojnë që skeletet u takonin pelegrinëve nga Azia Jugore, që vdiqën në shekullin e nëntë. Analiza ADN-je të bërë së fundmi treguan se 38 nga skeletonët vinin nga grupe gjenetikisht të ndryshme. 23 prej tyre kishin ADN sikur të njerëzve nga India e tanishme, një nga ta vinte nga jug lindja e Azisë, ndërsa ajo që ishte shokuese, 14 prej tyre kishin prejardhje nga Mesdheu lindor.

Kjo mund të shpjegohet nga eksiztenca e mbretërisë Graeco-Indo, në kohën mes shekullit të parë dhe të dytë, para erës sonë. Mirëpo asnjë nga eshtrat nuk i takon kësaj periudhë pas testimit.

Eshtrat nga Azia jugore datonin nga kohë të ndryshme mes shekullit të shtatë dhe të dhjetë, ndërsa ato që vinin nga Mesdheu, datojnë nga shekulli i 18. Po ashtu edhe shkaqet e vdekjeve duket që ndryshojnë. I vetmi shpjegim është që liqeni përdorej si varrezë dhe kjo mund të e shpjegoj diversitetin e eshtrave. Mirëpo edhe kjo ende nuk është konfirmuar.

Në pranverë, akulli shkrihet duke zbuluar skeletet, mirëpo jo edhe historinë e tyre./Insajderi.com