Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në takimin e zhvilluar me ministrin e Jashtëm gjerman Haiko Maas deklaroi se Ankaraja është duke zgjedhur rrugën e sanksioneve, transmeton Insajderi.
“Në samitin e fundit në i ofruam një zgjedhje shumë të qartë Turqisë, por për fat të keq duket se Ankaraja po zgjedh rrugën që çon në sanksione”, tha Mitsotakis, raporton abcnews.
“Ne i ofruam Turqisë një zgjedhje shumë të qartë në Samitin e fundit: Një partneritet i ri ose pasoja në rast se sjellja agresive vazhdon. Dhe duket se Turqia ka zgjedhur rrugën e dytë”, tha kryeministri grek.
Në anën tjetër, ministri i Jashtëm gjerman tha “kjo është arsyeja pse unë kam shumë mirëkuptim për faktin se në Greqi nuk ka vetëm bezdi, por acarim. Nuk është hera e parë që rruga që ishte vendosur ndërpritet përmes provokimeve turke”, theksoi Maas. /Insajderi.com