Mixhen Basha mund të kalojë te klubi shqiptar

Mixhen Basha mund të kalojë te klubi shqiptar

Shumë shpejtë Mixhen Bashën mund ta shohim pjesë të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, transmeton Insajderi.

Skuadra e Partizanit ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar, teksa kanë premtuar goditje të bujshme në këtë merkato, shkruan gazetaolle.

Drejtori sportiv i “Demat e kuq”, Olsi Rama, i ka përveshur mëngët dhe ka nisur menjëherë punën për të sjellë në Shqipëri mesfushorin që do të ishte luks për Superioren.

Sipas raportimeve, mesfushori shqiptar dhe Partizani kanë rënë dakord në parim dhe tashmë ka mbetur të diskutohet vetëm ana financiare.

34 vjeçari momentalisht është pjesë e skuadrës zvicrane Xamax./insajderi.com