Miza e cila ‘ateroi’ në kokën e Mike Pence gjatë debatit presidencial bëhet e famshme në rrjetet sociale (VIDEO)

Miza e cila ‘ateroi’ në kokën e Mike Pence gjatë debatit presidencial bëhet e famshme në rrjetet sociale (VIDEO)

Një mizë u bë virale të mërkurën pasi u vendos në kokën e zëvendës Presidentit Mike Pence gjatë debatit të vetëm të këtyre zgjedhjeve.

Përdoruesit në mediat sociale ishin të shpejtë për të theksuar mizën që duket se nuk kishte ndërmend të largohej nga flokët e argjendta të Pence ndërsa ai debatoi me kundërshtarin e tij demokrat, senatorin Kamala Harris, shkruan Fox News, raporton Insajderi.

Komentuesit në mediat sociale mezi pritën të fillonin të talleshin me mizën këmbëngulëse, e disa madje edhe hapën llogari ku paraqiteshin si miza në kokën e Mike Pence.

“Mike Pence ka një mizë në kokë dhe ajo nuk ka lëvizur për minuta”, thotë njëri.

“Kinezët kanë ngjitur një mizë në kokën e Pence”, tha tjetri.

“E uroj mizën në kokën e Mike Pence, që po përjeton më shumë kontakt njerëzor se sa që kam përjetuar unë prej marsit”, thotë një tjetër.

Ndërkohë Pence e vazhdoi dhe përfundoi debatin, si duke pa e vërejtur mizën në kokën e tij, që qëndroi këmbëngulëse deri në fund.

Madje edhe Snapchat, pas mbarimit të debatit, krijoi një filter me flokët e bardhë të Mike Pence dhe mizën, sipas jounalistit Yashar Ali./Insajderi.com

 

Watch the latest video at foxnews.com