Mjekët argjentinas: Zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se normalja

Mjekët argjentinas: Zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se normalja

Vdekja e Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime. Ndërsa futbolli ende e vajton, në Argjentinë po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit, njofton Insajderi.

Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gram, dyfishin e sasisë normale.

Ky element pritet të vlerësohet ditën e nesërme në analizat që do të kryen, së bashku me studimet e tjera toksiologjike, përmes të cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të nderonte jetë. Këto analiza do të kryen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës. /Insajderi.com