Mjekët rusë urdhërohen të bëjnë “teste të virgjërisë” tek të miturat

Mjekët rusë urdhërohen të bëjnë “teste të virgjërisë” tek të miturat

Mjekët në Rusi raportohet të jenë udhëzuar të kryejnë teste të virgjërisë tek vajzat e mitura.

Sipas Daily Mail, komiteti hetues rus ka udhëzuar mjekët që të kërkojnë dëshmi të aktivitetit seksual tek vajzat nën moshën 16 vjeçare.

Ky urdhër ka ngritur pakënaqësi publike tek gjinekologët dhe politikanët, të cilët besojnë se ky kontroll do t’i bëjë vajzat e reja të hezitojnë të vizitojnë doktorët kur kanë nevojë.

Megjithatë, ministri rus i shëndetësisë, Vladimir Shuldyakov, tha se mjekët duhet të ndjekin urdhërin dhe “të informojnë policinë për të gjitha rastet kur humbet virgjëria, si dhe për rastet e shtatzënive dhe aborteve që përfshijnë vajzat nën moshën 16 vjeç”.

Urdhri udhëzon mjekët të kontrollojnë “integritetin e himenit” dhe të kërkojnë shenja të dëmtimit të tij.

Kjo vjen disa muaj pasi shteti rus ka dekriminalizuar pjesërisht dhunën shtëpiake, me ç’rast të drejtat e grave mbeten të mangëta.

Vendimi për t’i dhënë më pak dënime abuzuesve ka nxitur zemërim nëpër gjithë botën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, edhe është akuzuar për seksizëm javën e kaluar kur i tha një intervistuesi që nuk ka kurrë ditë të këqija pasi nuk është grua.

“Nuk jam grua, kështu që nuk kam ditë të këqija. Nuk dua të ofendoj askënd. Kështu është vetë natyra e gjërave. Ka cikle të caktuara natyrore”, ishte shprehur Putin. /Insajderi.com