Mjekja dyshon se Navalny është helmuar

Të dielën Navalny është transportuar në spital nga burgu, ku po e vuan dënimin 30 ditor për shkak të protestës së paparalajmëruar.

Mjekja dyshon se Navalny është helmuar

“Lideri i opozitës Aleksei Navalny ndoshta është helmuar”, ka deklaruar sot doktoresha Anastasia Vasilieva, e cila e ka kontrolluar liderin e opozitës ruse në spital.

Vasilieva, e cila është disa vjet mjekja e tij, ka thënë se ënjturit dhe puçrrat nëpër fytyrë të cilat i ka Navalny  mund të jenë shenja të helmimit kimik, ka transportuar agjencia AP.

Ajo ka pretenduar se zyrtarët e spitalit, të cilët më parë kanë kumtuar se bëhet fjalë për reagimin alergjik, nuk i kanë kryer testimet e nevojshme.

Të dielën Navalny është transportuar në spital nga burgu, ku po e vuan dënimin 30 ditor për shkak të protestës së paparalajmëruar.

Ai ishte arrestuar disa ditë pas protestë së madhe në të cilën policia ka arrestuar gati 1.400 persona./Insajderi.com.