
Leopoido Luque, mjeku i Diego Maradonas, është duke u hetuar për “vrasje” të klientit të tij, tashmë të ndjerë.
Sipas agjencisë së lajmeve argjentinase, Telam, Policia ka bastisur shtëpinë dhe zyrën e doktorit, transmeton Insajderi.
Krejt kjo për shkak të dyshimeve të mundshme të doktorit ndaj mjekimit të Maradonas.
Legjenda e futbollit vdiq në moshë 60 vjeçare nga sulmi në zemër. /Insajderi.com