Dr. Bryan Cox ka asistuar në lindjen e më shumë se 5,000 bebe në 33 vitet e fundit – por njëra prej historive është jashtëzakonisht e veçantë.
Më 23 Mars 1995, Cox asistoi në lindjen e Lauren Cortez në Spitalin Metodist në San Antonio, Teksas. Tani 25 vjet më vonë, Cox asistoi në lindjen e foshnjës së Cortez – Logan James, i lindur më 26 korrik 2020, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Cox sapo kishte përfunduar shkollën mjekësore kur takoi nënën e Cortezit, Isabel Luna, një paciente që tani e konsideron si familjare. Në ditën e lindjes, Luna dhe Cox bënë një foto me fëmijën Cortez. Dekada më vonë, nëna e re ka rikrijuar foto gati identike me Cox, përveç kësaj here me djalin e saj të vogël.
Cortez pastaj ndau fotot në Twitter në një postim i cili fitoi më shumë se 700,000 pëlqime. /Insajderi.com
25 years later, the doctor who delivered me also delivered our son!! 👶🏻😭 pic.twitter.com/RMgskxGiU2
— Lauren Cortez (@_vivalaluna) July 28, 2020