Mjeku që e shpëtoi lojtarin e Llapit jep detaje për ngjarjen

Mjeku që e shpëtoi lojtarin e Llapit jep detaje për ngjarjen

Gjatë zhvillimit të pjesës së parë të derbit Prishtina – Llapi, pas një dueli në mes të fushës, u përplasën kokë më kokë Diar Miftaraj dhe Valmir Veliu.

Futbollisti i Llapit, Veliu, pas përplasjes mbeti i shtrirë në fushë dhe në ato moment zyrtarët e bankës së  Llapit vrapuan drejt tij.

Nga ajo përplasje, futbollisti i Llapit kishte humbur ndjenjat dhe në fushë nxituan mjekët për t’ia shpëtuar jetën atij.

Nga pjesa e publikut erdhi edhe mjeku i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Murat Berisha.

Nga intervenimi i tij, Veliu mori veten dhe filloi të marr frymë.

Berisha për Insportin tregon për ngjarjen e sotme që ndodhi.

“E vërejta nga tribuna që lëndimi është serioz. Jam futur në fushë dhe kam vepru qe t’i lirohet rruga e frymëmarrjes. Pas veprimit tim ka fillu frymëmarrja dhe filloj të më përgjigjet në pyetjet që ia bëra. Dhe pastaj menjëherë e transportuam në spital”, përfundoi Murat Berisha./Insporti