Mjeshtëria e Thiago Alcantara-s

Mjeshtëria e Thiago Alcantara-s

Në “Anfield”, zbarkoi si magjistar, por lëndimet ia zbehën shkëlqimin në sezonën e parë.

Thiago Alcantara ka dhuruar një moment ikonik në “tempullin” e Liverpoolit, duke dhënë shenja që ai po rikthehet në element, shkruan Shqip.com.

Kur po zhvillohej minuta e 52-të, spanjolli e goditi topin me të djathtën, duke i dhënë një trajektore që “theu ligjet e fizikës”.

Topi përfundoi në rrjetë dhe gëzimi në publik “shpërtheu”.

Goli i shënuar nga Thiago Alcantara

Ky ishte edhe goli i parë i Thiagos, në Ligën e Kampionëve, me fanelën e “The Reds”.

Pas takimit, ai tha ndër të tjera se “në fund jam shumë i lumtur për golin në një moment të rëndësishëm, duke u rikthyer nga një dëmtim, duke u përpjekur për të rritur besimin.  Sigurisht, mendoj se për secilin lojtar na jep gëzim kur prekim topin – qoftë një pasim i bukur apo gjuajtje e bukur – dhe për fat ishte një gol.”

Ndërsa, për këtë gol, i lumtur u shpreh edhe Jurgen Klopp, por jo edhe i befasuar.

“Kushdo që sheh Thiagon në stërvitje e di që ka teknikën për ta bërë këtë, por edhe me këtë teknikë nuk ndodh vazhdimisht që ai të mund të gjuajë një top të tillë. Ishte një gol i bukur”, tha ndër të tjera, trajneri gjerman.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe personat duke marrë pjesë në sporte

Liverpool

Numri gjashtë, ishte bashkuar me Liverpoolin, në merkaton e verës, të vitit 2020.

Ndërsa, për kartonin e tij, skuadra angleze i kishte paguar Bayern Munchen, një shumë rreth 30 milionë euro. /Shqip.com