Kafja që – sigurt – ua largon gjumin 😃

Mjeshtëria e trafikimit – kokainë brenda kokrrave të kafes (VIDEO)

Mjeshtëria e trafikimit – kokainë brenda kokrrave të kafes (VIDEO)

Policia italiane ka zbuluar kokainë të fshehur brenda kokrrave të kafes, në një pako të dërguar nga Kolumbia, njofton Insajderi.

Policia njoftoi se dyshimet rreth kësaj pakoje filluan kur panë se ajo ishte në adresë të Santino D’Antonio, emri i bosit të krimit në filmin John Wick, pjesa e dytë.

Një 50 vjeçar është arrestuar pasi ishte ai personi që provoi ta marrë pakon në një shitore cigares në Firence.

Kokrrat e kafesë po dërgoheshin nga Medelini në Kolumbi, drejt Milanit, dhe në dy kilogram kafe ishin 150 gram kokainë, të fshehura në rreth 500 kokrra kafe.

Paketa kishte adresën e një shitoreje të ku shitej duhan dhe më pas një burrë erdhi për ta marrë, ku edhe u arrestua.