Koronavirusi ka ringjallur një model flokësh në Afrikën Lindore, me gërsheta që i ngjajnë formës mikroskopike të virusit, njofton Insajderi.

Popullariteti në rritje i modelit është pjesërisht për shkak të vështirësive ekonomike të lidhura me kufizimet që solli virusi – është i lirë, thonë prindërit – dhe me qëllimin e përhapjes së vetëdijes për koronavirusin.
Ky model flokësh kishte dalë jashtë modës vitet e fundit ndërsa flokët sintetike të importuara nga India, Kina dhe Brazili filluan të përmbytin tregun dhe kërkesa nga gratë lokale u rrit. Fotografitë e gërshetave tashmë ndodhen në katalogët e shumë salloneve të bukurisë në Afrikën lindore, njofton Insajderi.
“Disa të rritur nuk besojnë se koronavirusi është i vërtetë, por shumica e fëmijëve të vegjël janë të prirur të pastrojnë duart e tyre dhe të vënë maska. Shumë të rritur nuk e bëjnë këtë dhe kjo është arsyeja pse ne dolëm me modelin e kurorës sikurse forma e virusit”, thotë Refa.
Por tani, në një sallon të improvizuar pranë një rruge të ngjeshur në Kibera, në zemrën e kryeqytetit Nairobi, Sharon Refa, një floktare 24-vjeçare, gërsheton flokët e vajzave të reja si antena, që njerëzit po e quajnë si ‘modeli koronavirus’.
Burimi: The Guardian