
Pas prezantimi të modelit të gjeneratës së peste Lexus LS, prezantimi i radhës do të jetë më 7 mars në shfaqjen e makinave të reja në Gjenevë.
Modeli i cili do të prezantohet është Lexus LS 500 Hibrid, i cili përbëhet nga një motorë 3.5 litërsh V-6 me një motor elektrik, një kombinim i cili prodhon në total prej 354 kuaj fuqi, raporton MotorTrend.
Modeli i ri LS 500J duket pothuajse identik me modelin standard të Lexus LS, i cili ka debutuar në shfaqjen e makinave në Detroit, por me një motor të ri V-6 me 10-shpejtësi, ndërrues automatik dhe trup më të lehtë. /Insajderi.com