Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, ka folur për UEFA-n pas barazimit 1:1 kundër Republikës së Çekisë, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë pas barazimit se mund të kishin bërë më shumë, dhe se tani duhet të fitojnë kundër Skocisë që të kualifikohen.
“Morëm barazim por mund të kishim bërë më shumë. Tani duhet të mundim Skocinë për t’u kualifikuar”, deklaroi mesfushori kroat.
Ai më tej, ka shtuar se nga kjo lojë kanë një shije të hidhur, por që sipas tij, ata janë përmirësuar në pjesën e dytë.
“Kemi qenë shumë të ç’organizuar, por jemi përmirësuar në pjesën e dytë”, ka pohuar ylli i Real Madridit./Insajderi.com