Mogherini merr pozitë të re në Kombet e Bashkuara

Ish përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Frederica Mogherini ka fituar një funksion të ri në Kombet e Bashkuara.

Mogherini merr pozitë të re në Kombet e Bashkuara

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres e ka emëruar ekipin e tij prej tetë anëtarëve të cilët do të punojnë në çështjet e të zhvendosurve brenda vendit.

Me panel do të kryesojnë së bashku Mogherini dhe Donald Kaberuka, i cili momentalisht është kryesues i Këshillit të Fondit Global për Luftë Kundër AIDS-it, Tuberkulozes dhe Malaries, pretendohet në kumtesën e KB.

Mogherini ka shkruar në Twitter se gëzohet për bashkë udhëheqje të panelit i cili merret me çështjen e të zhvendosurve brenda vendit dhe ka shtuar se shpreson se do të kontribuojë në zgjidhje të një prej “sfidave më dramatike të kohës të tashme”./Insajderi.com.