Mohamed Salah – është njeriu i momentit në Premierligën angleze.
Sulmuesi egjiptian, po kalon në formë jetësore dhe e mban stafetën e golashënuesit më të mirë në ishull, shkruan Insajderi.com.
Numri dhjetë i “The Reds” e ka tundur rrjetën 15 herë, këtë sezonë në Premierligë këtë sezonë, teksa ka 12 paraqitje.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi ai ka regjistruar edhe pesë asistime, duke treguar që vlera e tij është më e madhe se sa vetëm shënimi i golave.
29 vjeçari, ka gola të shënuara më shumë se Arsenali, Tottenhami dhe shumë skuadra tjera në Angli.
Mohamed Salah: 15 gola
Arsenal: 10 gola
Tottenham: 9 gola
Brighton: 9 gola
Wolves: 9 gola
Southampton: 8 gola
Leeds: 8 gola
Burnley: 7 gola
Norwich: 2 gola
Të dielën e kaluar, Salah u bë lojtari i parë në histori të Premierligës që shënon një hat-trick ndaj “Djajve të Kuq” në Old Trafford.
Po ashtu, ai është është zyrtarisht golashënuesi afrikan më i mirë në histori të Premier Leagues, me 107 gola, tre më shumë se Dedier Drogba.
Këmbëshpejti, kishte “zbarkuar” në “Anfield Road” në vitin 2017, ndërsa Liverpool ii kishte paguar Romës një shumë rreth 40 milionë euro./Insajderi.com