
Gareth Bale mund ta lë këtë verë Real Madrid-in dhe ti bashkohet Jose Mourinhos në Tottenham.
El Espanol shkruan se trajneri portugez është shumë i interesuar ta ketë në skuadër Bale-n, njofton Insajderi.
Mourinho e dëshironte uellsianin edhe sa ishte duke udhëhequr Manchester United, por kalimi nga Real Madrid nuk u realizua atë botë.
Bale prej kohësh nuk po kalon momente të mira tek Mbretërit edhe pse nuk ka deklaruar se e do largimin nga kryeqyteti spanjoll./Insajderi.com