Moment prekës: Shikojeni si përlotet trajner i LA Clipers për Kobe Bryant

Moment prekës: Shikojeni si përlotet trajner i LA Clipers për Kobe Bryant

Ish-ylli i NBA dhe trajneri aktual i Los Angelos Clippers, Doc Rivers ishte tejet i emocionuar në intervistën e tij para ndeshjes, për shkak të vdekjes së legjendës Kobe Bryant.

Rivers nuk mund t’i ndalte lotët gjatë kësa interviste, duke thënë se ësthë e pa imagjinueshme se Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna kanë humbur jetë në atë aksident. “Unë thjesht nuk kam shumë për të thënë,” tha Rivers. “Lajmi është thjesht shkatërrues për të gjithë ata që e njohën. Ai do të thotë shumë për mua, padyshim. Ai ishte një kundërshtar kaq i madh … është ajo që ju dëshironi në sport. Kjo është e vështirë. Duhet të luajmë. Lajmet janë thjesht shkatërruese për (gruan e Bryant) Vanessa dhe familjen e tij… Ka kaq shumë njerëz që ai i preku. Duke parë lojtarët e mi të rinj dhe duke parë se sa emocionues janë ata – ata as nuk e njihnin atë.. Kjo thjesht ju tregon se kush ishte ai”, u shpreh trajneri duke mos mundur t’i ndalte lotët.

Trajner i LA Clipers, Rivers në lotë për Kobe Bryant