Boksieri shqiptar Arnold Gjergjaj ka humbur meçin e mbrëmshëm ndaj irlandezit, Sean Turner, pasi është nokautuar në raundin e tetë.
Gjergjaj u dominua nga kundërshtari gjatë gjithë takimit, edhe pse kishte përparësi pasi ishte më i gjatë sesa Turner, për 15 centimetra, raporton gazeta zvicerane Blick.
Boksieri shqiptar, pas takimit e ka pranuar se kundërshtari ishte më i mirë. /Insajderi.com