Momenti kur në ‘Camp Nou’ festohet goli i De Ligt dhe eliminimi i Juventusit

Momenti kur në ‘Camp Nou’ festohet goli i De Ligt dhe eliminimi i Juventusit

Barcelona ka kaluar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur me rezultat të përgjitshëm 4:0 Manchester Unitedin.

Kualifikimin tutje e siguroi edhe Ajaxi të cilët përmbysën rezultatin në Torino, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1:1.

Një moment interesant është filmuar në minutën e 70-të, në ‘Camp Nou’ është momenti kur Sergi Roberto i la vendin Semedos dhe tifozët kanë shpërthyer në brohoritje.

Natyrisht që nuk ishin për Sergi Roberto, por për golin që Matthijs de Ligt shënoi në Torino ndaj Juventusit, që i dha kualifikimin skuadrës holandeze.

Më shumë tifozët katalanas kanë festuar për eliminimin e Cristiano Ronaldos, që këtë sezon nuk do e kenë rival dhe nëse kualifikohen për në finale, nuk do të ketë më gjasë të përballet me Lionel Messin.