Një Gjykatë në Britani i ka dënuar me 78 vjet burg pesë persona, pasi kishin marrë pjesë në vrasjen e hakmarrjes së një nëne të re, për borxhin 70 euro që i kishte bandës së trafikantëve.
36 vjeçarja Alison McBlain, vdiq prej plagëve të rënda kur u godit qëllimisht nga një Fiat Punto në një rrugë qendrore në Blackburn më 19 nëntor 2019.
Juria e Preston shpalli fajtor Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly për vrasjen e saj.
I akuzuari i pestë u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.
Në gjykatë u tha se pak para sulmit, viktima McBlain kishte blerë kokainë nga një bandë kriminale.
Por, ajo ishte larguar pa paguar paratë kështu që anëtarët e bandës nisën planin e tyre të hakmarrjes./Insajderi.com