MONEGO feston 1 vjetorin dhe shpërblen punëtorët për suksesin e arritur së bashku!

MONEGO feston 1 vjetorin dhe shpërblen punëtorët për suksesin e arritur së bashku!

Monego, shërbimi më i veçantë në tregun e huadhënieve, i cili ka ndryshuar rrënjësisht tregun e kredive të shpejta, si investim Evropian direkt në ekonominë e  Kosovës dhe në gjithëpërfshirjen e populatës përmes teknologjisë së avancuar, ka njoftuar se po e shënon një vjetorin e depërtimit të tyre në tregun e Kosovës.

Vetëm gjatë vitit të parë të operimit, Monego arriti të depërtoj në të gjithë tregun kosovar dhe në të njejtën kohë, të bëhet lider i tregut financiar jobankar në vendin tonë dhe njëkohësisht të krijoj mbi 240 vende të reja të punës për të rinjtë kosovarë.

Si rezultat i suksesit të menjëhershëm, Monego poashtu ka shpërblyer punëtorët e tyre me rritje të pagave. 80% e stafit të kompanisë ka përfituar rritje pagash prej 20%, duke dëshmuar se suksesin e kompanisë ja dedikojnë punëtorëve – atyre të cilët konsiderohen faktori kyç i kënaqësisë së mbi 70,000 klientave kosovarë me shërbimet e Monego!

“Modeli inovativ i biznesit tonë i cili e ka transformuar gjithë industrinë, i kombinuar edhe me fuqinë e re punëtore dhe fleksibilitetin dhe afërsinë me klientët tanë janë dëshmuar si formulë e jashtëzakonshme për suksesin tonë, që në vitin e parë të hyrjes tonë në tregun kosovar. Natyrisht se ne jemi jashtëzakonisht të lumtur për këto të arritura, ndërsa mbesim të përkushtuar që në vitet në vijim të jemi shtyllë e rëndësishme e ekonomisë tone gjithashtu duke motivuar ekipin që të vazhdoj me përkushtim të pakrahasueshëm ndaj klientëve tanë” ka thënë Egzon Halili, drejtor ekzekutiv në Monego.