Moneta MoneyGram sjell transferin e parave në shtëpitë e personave me aftësi të kufizuar dhe atyre mbi moshën 65 vjeç

Moneta MoneyGram sjell transferin e parave në shtëpitë e personave me aftësi të kufizuar dhe atyre mbi moshën 65 vjeç

Moneta MoneyGram pas shpërndarjes së maskave prej 10,000 copë vazhdon të jetë pranë klientëve. Kësaj radhe ka vendosur t’u  dal në ndihmë personave më të dashur të shoqërisë.

Për shkak të gjendjes së krijuar këtyre ditëve Moneta MoneyGram do të sjell transferin e parave në shtëpit e personave me aftësi të kufizuar dhe atyre mbi moshën 65 vjeç. Transferet deri në vlerë 500 euro do të arrijnë direkt në shtëpit e juaja. Ju mjafton të telefononi në qendrën e thirrjeve (038/044/045/046/048/049 602 102) për transferin tuaj.