Montella flet pas largimit nga Milani

Montella flet pas largimit nga Milani

Vincezno Montella nuk është më trajner i Milanit, ndërsa vendin e tij tashmë e ka zënë Gennaro Gattuso

Trajneri italian, Vincenzo MOntella thotë se largimi nga Milani dhemb shumë, por e pranon se dështoi. Montella u shkarkua pas paraqitjeve jo të mira dhe mos përmbushjes së pritshmërive.

“Largimi nga Milani dhemb shumë. Tentova, tentova të jam më të mirën për këtë skuadër, por më duhet ta pranoj vendimin që është marrë”, shkruan fillimisht Montella në Instagram.

“Dua të falënderojë lojtarët, tifozët për momentet e bukura që ndamë së bashku, shpresoj që MIlani të kthehet në krye. Qartësisht dështova, por do të vazhdoj të përkrah këto ngjyra”, shkruan ai në fund.

Montella drejtimin e Milanit e kishte marrë në verën e vitit 2016. /Express/