Monty Williams shpallet trajneri më i mirë në NBA këtë sezon

Monty Williams shpallet trajneri më i mirë në NBA këtë sezon

Monty Williams është shpallur trajneri më i mirë i basketbollit në NBA këtë sezon, njofton Insajderi.

Trajneri i Phoenix Suns, Williams u shpall trajneri më i mirë në kampionatin e NBA-së për sezonin 2020/2021 dhe ishte përzgjedhja që u votua nga trajnerët e 30 klubeve të NBA-së dhe fituesit e mëparshëm të këtij çmimi.

Williams arriti në Phoenix Suns kur ekipi kishte një bilanc me 19 fitore dhe 63 humbje. Në dy vitet e fundit ai ka bërë një rikthim të vërtetë në këtë skuadër.

Tani me një raport prej 51 fitoreve dhe 21 humbjeve, Suns zë vendin e dytë në tabelën e Konferencës Perëndimore këtë sezon duke arritur në “play-off”. /Insajderi.com