Morata dëshiron transferimin tek klubi londinez

Morata dëshiron transferimin tek klubi londinez

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, sulmuesi spanjoll Alvaro Morata u ka bërë me dije drejtuesve të Real Madrid se dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni. Sulmuesi, që te skuadra “merengues” nuk ka hapësira, ka vendosur të transferohet në Premier League.

Morata preferon të luajë me Chelsea, skuadra që sipas tij i përshtate më së shumti karakteristikave të tij. Blutë e Londrës kanë kohë që e ndjekin sulmuesin spanjoll, që u largua nga Juventusi te Real Madrid, por nuk gjeti hapësirat e duhura për ta luajtur në mënyrë të vazhdueshme.

Janë të shumta skuadrat që e duan sulmuesin spanjoll, madje përflitet për një rikthim të tij te bardhezinjtë. Por duke parë vlerën e lartë të kartonit, vështirë se kjo do të ndodhë, ndaj spanjolli po sheh një aventurë të re dhe preferon kampionatin anglez, njofton telesport.

Gjithsesi, pavarësisht dëshirës së futbollistit, Real nuk ka për ta lënë të lirë kaq lehtësisht futbollistin, pasi do të shohë edhe ofertën më të mirë që do të vijë gjatë merkatos së verës. Një gjë është e sigurt, se e ardhmja e Alvaro Morata te Reali duket e vështirë, madje e pamundur, ndaj dhe palët pritet të “divorcojnë” në fund të sezonit.