Morata: E dija se Pirlo do të bëhej trajneri – Ronaldon e kam mik të mirë

Morata: E dija se Pirlo do të bëhej trajneri – Ronaldon e kam mik të mirë

Transferimi më i ri i ekipit të Juventus, Alvaro Morata, ka folur si lojtar i Juves dhe ka treguar për përshtypjet e tij të para te klubi i ri, duke thënë se ai dinte që Pirlo do të bëhej trajner në të ardhmen.

“Ka qenë një efekt shumë i bukur gjetja e Pirlo-s si trajner, e dija se do të ishte trajneri i Juventus-it që përpara se të bëhej sepse ai është i ndërtuar për këtë.”, deklaroi Morata për faqen zyrtare të Juves, transmeton Insajderi.

“Jam i impresionuar që në dy stërvitjet e para, nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një njeri që e do aq shumë topin. Juventus kishte nevojë për një njeri si ai.”, shtoi Morata.

“Ronaldo-n e njoh mjaftueshëm mirë. Kam pasur gjithmonë një raport shumë të mirë me të dhe më ka thënë që është i lumtur që unë jam këtu. Bashkë flisnim edhe kur nuk ishim shokë skuadre.”, shtoi Morata./Insajderi.com.