Morata i ka kryer testet mjekësore tek Juve

Morata i ka kryer testet mjekësore tek Juve

Alvaro Morata, gjatë ditës së sotme i ka kryer testet mjekësore tek ekipi i Juventus, pasi klubet e kanë arritur akordin për transferimin e  tij.

Vet faqja e klubit të Juventus, e ka publikuar mbrëmë një fotografi të Morata-s, tek sa ai po zbarkonte në Torino, ndërsa sot po ashtu janë publikuar fotot e tij gjatë testeve mjekësore.

Atletico Madrid, ka pranuar ta lirojë sulmuesin e tyre, për nëntë milion euro si huazim për vitin e parë dhe 45 milion tjera që do të paguhen vitin e ardhshëm, për transferimin e tij në formë permanente.

Alvaro Morata, është lojtar i akademisë së Real Madrid, por ai ka luajtur më parë tek Juventus, Chelsea dhe së fundi në Atletico Madrid./Insajderi.com.