
Inter është në ndejekje të trofeut të dytë radhazi në Serie A.
Vitin e kaluar ata arritën t’i ndalin Juventusit serinë prej nëntë herë rresht kampioni.
Për ta bërë këtë, klubi ka nevojë për arsenal sulmuesish dhe ekip që di të konkurrojnë.
Ish presidenti i Inter, Massimo Moratti, ka folur rreth lojtarëve si Dybala dhe Lukaku në intëervistë për “Radio Uno”.

Massimo Moratti
“Unë gjithmonë do të nënshkruaja me Dybalan, ai është vërtet i fortë. Megjithatë, unë besoj se Interi ka nevojë për një qendërsulmues. Nëse nuk është Lukaku, Interi do të ketë nevojë për një të ri gjithsesi”, tha italiani
Ai përmendi edhe për vijën e parë të sulmit të “Nerazzurri” këtë sezon.
“Lautaro është një sulmues premtues që ende nuk e ka bërë atë hap shtesë. Ai i ka të gjitha mjetet për të bërë mirë. Shpresoj që ai të bëjë më mirë në ndeshjet e ardhshme. Edin Dzeko ka bërë mirë edhe pa të. Joaquin Correa është një sulmues i zgjuar”, shtoi ai.

Romelu Lukaku, Iner, sezoni 20/21
Përndryshe, Romelu Lukaku nuk po kalon formë të mirë tek Chelsea, që prej se u transferua nga klubi italian verën e kaluar.
Ai kishte arritur në kuotën e 30 golave sa ishte në Itali, kurse te klubi anglez ka vetëm 12 gola në të gjitha garat.
Kurse Paulo Dybala i Juventus do të largohet këtë verë dhe do të kërkojë klub të ri.
Sulmuesi preferon të qëndrojë në Gadishullin Apenin, dhe “Giuseppe Meazza” pritet të jetë shtëpia e tij e re.

Paulo Dybala, Juventus 2021/2022
Argjentinasi ka 285 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, ku ka shënuar 113 gola dhe ka asistuar plot 48 herë.
Interi nga ana tjetër është në luftë të ashpër me Milanin dhe Napolin për “Scudetton” e sivjetme, dhe gjendet në pozitën e dytë me 66 pikë. /Insajderi.com