Moreno kalon Villarrealin në epërsi ndaj United në finalen e Europa League

Moreno kalon Villarrealin në epërsi ndaj United në finalen e Europa League

Po zhvillohet nga ora 21:00 ndeshja finale e Europa League mes Villarreal dhe Manchester United, teksa spanjollët kanë kaluar në avantazh, njofton Insajderi.

Spanjollët kanë arritur të kalojnë në epërsi në minutën e 29-të e ndeshjes, duke shënuar nga ndërprerja. Autor i golit është Gerard Moreno, i cili shfrytëzoi më së miri një krosim në zonë nga Dani Parejo.

Ndeshja kryesisht po zhvillohet në mesin e fushë, me anglezët në posedim të topit, por spanjollët me daljet e tyre në kundërsulme po tregohen më të rrezikshëm, duke rrezikuar disa here portierin De Gea. /Insajderi.com