Morina: Ballkani, ekip që ka kualitet edhe në bankën rezervë

Morina: Ballkani, ekip që ka kualitet edhe në bankën rezervë

Arbëria, nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, skuadër që këtë vit u promovua në Superligën e Kosovës në futboll, është mposhtur si vendas me rezultat 2:4 nga Ballkani, ndërsa pas ndeshjes, Arbnor Morina, dha një deklaratë për mediat, ku spikasin temat e penalltisë, njofton Insajderi.

Edhe pse dy herë ishte në epërsi skuadra e Morinës, prap nuk arritën të mbanin rezultatin, ndërsa në deklaratën e tij pas ndeshjes, Morina u shpreh “ndeshje e vështirë siç e kemi paraparë, kemi pasur mungesa por djemtë treguan që luajnë me zemër dhe kanë kualitet”.

“Ballkani na dënoi, sepse kanë fond të madh të lojtarëve, si ata që luajtën nga fillimi, po ashtu edhe ata që u inkuadruan në pjesën e dytë”, tha Morina duke aluduar se zëvendësimet e Ballkanit kanë bërë diferencën.

Më tutje, trajneri i Arbërisë tha “një penallti ishte për në pjesën e  parë, por nuk na u dha nga gjyqtari kryesor, ndërsa për penalltinë e akorduar në favor të Ballkanit, mund t’i shihni pamjet vet dhe mund ta vlerësoni më vonë, pasi referi e vlerësoi të tillë dhe ata e vendosin”, dha deklaratën Morina për “Art Sport 1”.

Arbëri, në gjiron e ardhshme, e luan në trasnfertë te Drenica në Skënderaj, në stadiumin “Bajram Aliu”. /Insajderi.com