“Mos nënshkruaj kontratë të re me Liverpool”

“Mos nënshkruaj kontratë të re me Liverpool”

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka filluar të projektojë ekipin katalunas për sezonin e ri.

“Mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum, është një nga lojtarët kryesor që Koeman, e dëshiron në ekipin e tij – Ai madje i ka thënë lojtarit se ai do të tentojë transferimin e tij nga Liverpool dhe e ka këshilluar, që ai të mos e nënshkruaj kontratën e re të ofruar nga kampioni i Anglisë”, njofton mediumi holandez, AD, transmeton Insajderi.

Wijnaldum, nuk është i kënaqur me minutat që ai është duke marrë nga trajenri, Jurgen Klopp dhe tani që po flitet për ardhjen e Thiago Alcantara tek Liverpool, gjërat vetëm do të përkeqësoheshin, prandaj ai e dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij./Insajderi.com.