Mesfushori nigerian Victor Moses ka kaluar te Spartaku i Moskës në Rusi si huazim për një sezon, konfirmoi klubi rus të enjten, njofton Insajderi.
“Spartak Moska dhe Chelsea kanë rënë dakord për transferimin e yllit nigerian Victor Moses në klubin tonë”, shkroi Spartak në Twitter.
“Marrëveshja e huazimit të mesfushorit 29 vjeçar është deri në fund të sezonit me opsionin për ta blerë kartonin e lojtarit në fund të sezonit!”, thuhet më tej.
Moses më herët ka luajtur për Wigan Athletic dhe Chelsea në Premier Ligën angleze, në Inter të Italisë dhe në Fenerbahçe të Turqisë.
Ai gjithashtu ndihmoi Chelsean të fitonte dy tituj të Ligës së Evropës dhe një trofe të Premier Ligës angleze. /Insajderi.com